SHPËRNDAJE

Qëllimi i vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Bujanoc si dhe e gjitha kampanja e tij nëpër qytet e Serbisë me moton “E ardhmja e Sërbisë” mbetet një mister i cili mund të ketë dy qëllime.

Qëlllimi i parë është tashmë i qartë se presidenti serb është duke i bërë parapërgaditjet për zgjedhje të mundshme të parakohshme dhe tubimet nëpër qytetet e Sërbisë është duke i shftytëzuar për një analizë votash dhe fuqinë e tij në elektoratë. Ndërkaq fillimi i kampanjës në pjesën më jugore, sidomos në komunën e Bujanocit, mund të jetë një dëshmi tjetër se Brukseli tashmë i ka vënë para një sfide sikurse Vuçiçin poashtu edhe Thaçin, se atë që ia kanë servuar duhet ta realizojnë, dhe që të dy presidentët duhet ta përgadisin popullatën në këtë drejtim.

Nga ana tjetër liderët lokalë vizitën e presidentit serb e shohin në kënde të dnryshme. Në deklaratën dhënë Presheva.com, Arbër Pajaziti kryetarë i APN-së në Bujanoc thotë se, “Së pari nuk e dimë vizita e Presidentit Vuçiç a ishte vizitë institucionale apo partiake, e dyta nuk e dimë a ishte vizitë që kishte për qëllim takim me qytetarët apo vetëm me antarët e partisë së tij në Bujanoc?!

Mua kjo vizitë më tingëllon si vizitë me elemente raciste, ku ai për të tretën herë refuzon të takohet me përfaqësuesit politik dhe institucional shqiptar të Bujanocit, ka thënë Pajaziti. I pari i APN-së në Bujanoc, gjithashtu ka thënë se nuk e kupton heshtjen e pushtetit lokal, deri sa ishte Vuçiç në Bujanoc ata hështën, kur ai shkoi në Beograd këta filluan ta kritikojnë deri sa shihet zv.kryetari Stojanva Arsiç i cili e shoqeroi një pjesë të vizitës së tij.

“Nuk u duk ai që e vototi dy herë këtë qeveri, pra deputeti popullor Fatmir Hasani. Përkufizimi im për viziten e Viçiçit në Bujanoc i ka dy konkluzjone:

1. Presidenti ishte racist.

2. Bartësit e pushtetit lokal ishin hipoktit”, ka thënë Pajaziti./presheva.com/