SHPËRNDAJE

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti ka komentuar ngjarjet e fundit të Qeverisjes Lokale të cilat sipas tij janë një pasqyre për të ardhur keq, sidomos kur subjektet politike shqiptare që udhëheqin me pushtetin lokal, pronën publike e shëndrrojnë për aktivitete private dhe partiake, ndërsa nuk janë të aftë që të drejtojnë postet me përgjegjësi në të cilat janë emruar me votat e elektoratit të tyre.

Sipas Pajazitit një gjë të tillë elektorati i APN-së në asnjë mënyrë nuk do t’ia falte udhëheqësis së tij. Pajaziti në postimin e tij ka shkruar:

“Çorganizimi i organizuar politik në Bujanoc! Sikur unë ta kisha shndrruar zyrën e partisë (pronë publike) në kafiteri, e pastaj aktivitetin partiak do ta kisha zhvilluar në zyret e kryetarit të kuvendit, asnjë anëtar i vetëm i APN-së nuk do të më kishte përkrahur.

Sikur unë ta kisha lënë mandatin pa përfunduar, për shkak se po më “rrezikohej” vendi i punës, ndërkohë që kam pranuar përgjegjësi publike, do të isha përballur me kritika dhe kundërshtime të ashpra, nga anëtarësia e APN-së.

Sikur unë të kisha lejuar punësimin e dy mjekëve serb, njërin për 40 vjet, tjetrin për 4 vjet dhe do të kisha premtuar punësimin e 3 mjekëve shqiptarë, në kohë të caktuar prej 3 muajve, anëtarësia e APN-së do të më kishin detyruar të dorëhiqem.

A pe kuptoni tash ku është dallimi në mes nesh?!” ka shkruar Arbër Pajaziti, kryetarë  i APN-së në Bujanoc/presheva.com/