SHPËRNDAJE

Kryetari i APN Bujanoc, Arbër Pajaziti, njëherit edhe kandidat pë kryetar komune në Bujanoc, në zgjedhjet lokale në Bujanoc ka deklaruar se unifikimin e shqiptarëve nuk mund ta bëjnë përçarësit e as egocentrikët.

lexoni deklaratën e tij të plotë:

“Unifikimin nuk mund ta bëjnë përçarësit, as egoistët, as egocentrikët, madje aq më pak ata që publikisht bëjnë thirrje për unifikim ndërsa ditë e natë punojnë për të kundërtën.

Unifikimi nuk duhet të lihet më në duart e atyre që nuk e kan bërë atë për njëzet vite.
Atë mund ta bëjnë ata që janë të gatshëm të bëjnë kompromise, ata që e dojnë vendin më shumë se karrigen.

Më 21 qershor, për 21 shqiptarë, voto listën me 21 kandidatë, VOTO numrin 7.”