SHPËRNDAJE

Pajtim Rexhepi mori vendim në favor të procesit të Ndryshimit në Preshevë e jo për interese partiake, ka thënë kështu në intervistën dhënë portalit preshevacom, kryetari i komunës, Shqiprim Arifi. Rexhepi është larguar nga PDSH jo për ti tradhtuar votat që ka pasur por për arsye të mos destabilizimit të pushtetit lokal në momentin kur po zhvillohen procese të rëndësishme jetike për luginasit. Kryetari Arifi ka deklaruar për preshevacom se veprimi i Pajtim Rexhepit do të reflektojë edhe tek këshilltarët e tjerë për tju bahkangjitur karvanit në çuarjen e proceseve përpara përmes partive që janë në pushtet. Sa i përket transfereve të këshilltarëve nga njëri tabor politik në taborin tjetër Shqiprim Arifi është i gatshëm që të bëjë një marrëveshje me të gjithë liderët politik për parandalimin e kësaj dukurie në abuzimin e vullnetit qytetarë.