SHPËRNDAJE

Imagjinojeni të ngulfateni nga një sportist i UFC-së, imagjinojeni ai sportist të jetë Jon Jones.

Për të provuar këtë ndjenjë, çuditërisht një fans i Jones i kërkoj atij ta vendos në gjumë gjatë një spektakli në Gjermani.

Kampioni në kategorinë e lehtë të peshave të rënda ia plotësoi dëshirën djaloshit, i cili më pas u zgjua i befasuar nga ajo që ndodhi.

Përveç sukseseve të mëdha në tetëkëndësh, 31-vjeçari njihet për edhe për problemet e tij në jetën private dhe suspendimin nga UFC për shkak të dopingut.

Vlen të theksohet se Jones do të ndeshet me 6 korrik me brazilianin, Thiago Santos.