SHPËRNDAJE

Provinca kanadeze Newfoundland dhe Labrador është goditur nga një ciklon i të ftohtit gjatë javës së kaluar, ku gjithçka në këtë vend është mbuluar nga bora dhe po cilësohen si reshjet më të mëdha të borës në histori të këtij vendi.

Rob Carroll meteorolog në Kanada, ka thënë se në Saint John vetëm brenda një dite ka rënë borë me trashësi prej 76.2 centimetrave, duke thyer rekordin e 5 prillit të vitit 1999, kur edhe kishte rënë 68.4 centimetra borë trashësi për 24 orë.

Autoritetet e Newfoundland kanë bërë ndihmë nga ushtria kanadeze për të pastruar vendin, pasi banorët kanë mbetur të ngujuar nëpër shtëpitë e tyre, duke u detyruar të hapin tunele për të dalë jashtë.

Një video e publikuar më poshtë shfaq pamjet se si gjatë 24 orëve në këtë vend trashësia e borës arrin gati në 80 centimetra, dhe hyrja e një shtëpisë mbulohet e tëra.