SHPËRNDAJE

Qyteti kinez Wuhan, epiqendra e epidemisë së coronavirusit, aktualisht është duke bërë të pamundur që të hap përkohësisht sa më shumë spitale me qëllim që të mund të trajtojnë të gjithë pacientët e infektuar me virusin vdekjeprurës.

Wuhan, qyteti kryesor i provincës Hubei, ka vendosur që 11 lokacione përfshirë palestrat, galeritë e artit dhe qendrat tjera sportive t’i shndërrojnë në spitale të improvizuara në të cilat do të mund të fusin 10 mijë shtretër.

Masat që sipas ekspertëve janë pa precedan, janë futur në fuqi pasi qyteti që u godit nga virusi dhe autoritetet po bëjnë të pamundurën që të ofrojnë sa më shumë shtretër për pacientët, kurse zyrtarët janë zotuar se nuk do ta lënë asnjë pacient pa përkujdes të mjekëve.

“Hapja e spitaleve të përkohshme me numër të madh të shtretërve brenda një hapësire të madhe – është një veprim që e ka ndërmarrë Kina”, ka deklaruar Wang Chen, ekspert i sëmundjeve të sistemit respirator dhe njëherit kryetar i akademisë kineze të shkencave medicinale.

Spitalet e përkohshme, të ndërtuara në pjesë të ndryshme të qyteteve, do të mund të pranojë të sëmurët që kanë simptomat e coronavirusit.

Në anën tjetër Wang ka shkruar se këto masa të reja, janë dizajnuar enkas që të parandalojnë zgjerimin e mëtejmë të coronavirusit që po bën kërdinë.