SHPËRNDAJE

Çdo ditë mediat botërore raportojnë për myslimanët Rohingya, të cilët po ikin nga dhuna në Mianmar. Ky numër është duke u rritur nga dita në ditë.
Se për çfarë katastrofe humanitare është fjala dhe cili është numri i saktë i atyre që ikin çdo ditë nga vendi i tyre, e tregojnë më së miri pamjet e filmuara më dron, ku me urdhër të Kombeve të Bashkuara është regjistruar ikja e myslimanëve Rohingya brenda një dite, transmeton Telegrafi.

Në videon e realizuar me dron, shihen se si mijëra Rohingya ecin nëpër një zonë malore pranë një liqeni në pjesën jugore të Bangladeshit.

Dhe sapo të mbërrijnë në Bangladesh, ata vendosen në kampet e improvizuara që tashmë janë të stërmbushura, qysh nga konflikti i mëparshëm që detyroi afro 300 mijë Rohingya.

Numri i saktë i të zhvendosurve në vijën kufitare ende nuk dihet, por vlerësohet që nga 25 gushti kanë arritur rreth 530 mijë. Vetëm gjatë vikendit afro 20 mijë kanë ikur nga Mianmari.

/presheva.com