Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

 Real Madrid mė 20 janar nė Tiranė


Real Madrid do ta vizitojė Tiranėn me 20 janar, pėr ta zhvilluar njė ndeshje miqėsore me klubin shqiptar Gramozi nga Erseka. Nga kjo miqėsore, gjiganti spanjoll do t’i pėrfitojė 2.5 milionė euro nga petrolieri shqiptar Rezart Taēi, organizator i kėsaj ndeshjeje. Kontingjenti madrilen pritet tė arrijė i kompletuar, pėrfshirė edhe yjet si Kaka, Cristiano Ronaldo, Raul Gonzalez e Iker Casillas.

Real Madrid do tė pėrfitojė 2.5 milionė euro, pasi do ta zhvillojė njė ndeshje miqėsore me 20 janar nė Tiranė kundėr ekipit Gramozi nga Erseka, qė ėshtė pronė e petrolierit Rezart Taēi dhe qė garon nė elitėn e futbollit shqiptar.

“Ėshtė firmosur kontrata dhe ēdo gjė ėshtė gati pėr ndeshjen e 20 janarit”, ka komentuar pėr tė pėrditshmen spanjolle Marca, Milton Nushi, zėdhėnės i kompanisė Taēi Oil International.

Marca po ashtu ka njoftuar se nė kontingjentin madrilen nuk do tė ketė mungesa dhe se ekipi do tė jetė komplet nė Tiranė, pėrfshirė kėtu edhe presidentin Florentino Perez.

Kjo ndeshje do tė zhvillohet nė kuadėr tė trofeut “Taēi Oil Cup”, nė stadiumin kombėtar Qemal Stafa, nė Tiranė.

Vitin e kaluar, petrolieri Rezart Taēi kishte arritur ta ftonte gjigantin italian, Milan, pėr ta zhvilluar njė ndeshje miqėsore me Kombėtaren shqiptare, ku Rossonerėt patėn fituar falė ekzekutimit tė penalltive me rezultat 5:4, derisa ndeshja nė kohėn e rregull pati pėrfunduar baras, 3:3.

Nė fakt, ndeshja me Real Madrid ishte planifikuar pėr t’u luajtur gjatė Krishtlindjeve, nė dhjetorin e vitit tė kaluar, por angazhimet e Realit e bėnė tė pamundur ardhjen nė Tiranė.

Skuadra e Realit tė Madridit do tė mbėrrijė nė Tiranė rreth orės 10 tė paradites sė 20 janarit, ndėrkohė qė besohet se do tė pritet me entuziazėm nė aeroportin ndėrkombėtar “Nėnė Tereza”. Gramozi do tė pėrforcohet edhe me lojtarė nga kampionati shqiptar, kryesisht nga Tirana e Besa.

Gjithsesi, media spanjolle nuk lė pa pėrmendur edhe faktin se milioneri i ri shqiptar 38-vjeēar, i pasionuar pas futbollit italian, befasoi botėn sportive vitin e kaluar teksa tentoi tė blinte ekipet e Bolognas e Milanit, kėtė tė fundit nė shumėn e 700 milionė eurove, por dhe faktin e agresionit ndaj gazetarit Mero Baze, 15 ditėt e tij nė dhomėn e paraburgimit dhe shumėn e paguar prej 100 mijė eurosh pėr lirimin me kusht.

Pas klubit italian tė Milanit, qė erdhi dy herė nė Tiranė, tetor 2008 (humbi me Tiranėn, 2-1) dhe maj 2009 (fitoi me penallti pas barazimit 3-3 me Kombėtaren), Reali ėshtė klubi i dytė mė i madh nė botė qė vjen nė Shqipėri. Kėshtu, nė Tiranė do tė vijnė yje si Kaka (erdhi edhe me Milanin), Cristiano Ronaldo, Raul Gonzalez, Iker Casillas etj.

 

 
   
 

© 1997-2010 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.