SHPËRNDAJE

3 Dhjetori – Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të vecanta

Në Preshevë nuk egziston ndonje burim i sigurt statistikor për personat me distrofi muskulare. Kjo mungesë është një pengese e madhe për vleresimin e gjendjes reale. Mirëpo kjo nuk është pengesë për të hulumtuar se sa janë të diskriminuar këta persona në shoqerine tonë, si në atë familjare edhe institucionale.

Termi “person me distrofi muskulare”, do të thote çdo person i cili nuk ka mundësi që vet të siguroje plotësisht apo pjesërisht nevojat e një individi për jetën shoqërore për shkak të mungesave tv trashvguara apo mungesave të mëvonshme që kufizojnë mundësite fizike apo mentale të tij ose të saj.

Paragjykimet te cilat janë krijuar kohë më parë dhe që vazhdojne të jenë në nivel gati të njejte edhe në shekullin XXI për personat me nevoja të veçanta, janë ndër faktorët kryesore teë diskriminimit të ketyre personave.

Nese një person me nevoja të vecanta nuk është i afte të flasë ai ka aftësinë e të menduarit, personi që nuk mund te ece ai është i aftë të mendoj dhe të jetë një udheheqes i mirë i një ndërmarrje të caktuar.

Këta persona janë pjesë e shoqerisë andaj atyre u duhet tu jepet mundesia qe edhe ata ate ndihen të barabartv dhe të japin kontributin e tyre në shoqërinë ku jetojne.

Do ta citoj ministrin për ceshtje familjare në Suedi, Bengt Lindkuist i cili në një takim të mbajtur në Vjene lidhur me legjislacionin për barazinë e personave me nevoja të vecanta deklaroi se “Ideja dhe koncepti i barazisë dhe i pjesmarrjes së plote të personave me nevoja të veçanta ka qenë e zhvilluar shumë herët në letër, por jo në realitet, Ne të gjitha vendet në të gjitha kushtet e jetes pasojat e paaftësisë pengojnë personat me nevoja të veçanta të ngriten në nivelin e jetës se tyre, sepse nuk është e pranuar nga te tjerët. Nëse nje person me karroce dëshiron të marre pjesë në një takim public, qofte ai social, kulturor apo politik dhe nëse ai ose ajo nuk munde të hyje në dhomen e takimit për arsye se ndërtesa nuk është e arritshme, për të e drejta e tij si qytetar eshte shkelur”.

Kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj se sa janë të barabarte personat me nevoja të vecanta në shoqërine tonë, ata janë të diskriminuar, ne duhet të zhdukim paragjykimet sepse edhe ata kanë të drejtë të jenë të barabartë në shoqëri dhe ne institucione, une besoj shume se mundemi te kontibojme me shume, ne se bashku me ta për një jetë më të mirë.

Shkruan: Skender Selimi
(Prind i një fëmije me nevoja të veçanta)