SHPËRNDAJE

Çmimi i energjisë elektrike në Serbi, herët a vonë, do të duhet të rritet sepse prodhimi i energjisë elektrike me qymyr është bërë shum u kushtueshm për shkak të taksës së CO2, ka bërë të ditur Drejtori i Komunitetit të Energjisë Janze Kopaç.

“Sa i përket çmimit të energjisë elektrike, kjo është gjithmonë një çështje e ndjeshme politikisht. Por duhet shtuar se çmimi aktual për familjet në asnjë mënyrë nuk pasqyron koston e vërtetë të prodhimit dhe se në planin afatgjatë sipas gjitha gjasave do të duhet të ndryshojë”, është shprehur ai në konferencën “Financimi i Tranzicionit të Energjisë në Serbi” të cilën e ka organizuar Fondacioni Konrad Adenauer.

Kopaç tha se me rastin e ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike, duhet pasur kujdes se si të mbrohen konsumatorët me kushte të vështira sociale.

“Kjo, megjithatë, nuk është vetëm problem për konsumatorët, por edhe për mjediset minerare, pasi prodhimi i energjisë nga qymyrit, të paktën në BE, i cili herët a vonë do të pasqyrohet edhe në Serbi, po bëhet jashtëzakonisht e kushtueshme për shkak të taksave të CO2.

Kjo është arsyeja pse konsumi i qymyrit vitin e kaluar. në vendet anëtare të BE-së pothuajse është përgjysmuar”tha drejtori i komunitetit të energjentëve.

Ai gjithashtu tha se në buxhetin e ri shtatëvjeçar të BE-së parashihen mjete jashtëzakonisht të mëdha për Fondin e Tranzicionit të Drejtë, i cili do të ndihmojë këto rajone minerare në ristrukturimin.

“Një instrument të tillë duhet ta themelojë sa më parë që të jetë e mundur edhe Serbia, sepse herët a vonë do të ndodhë ky ristrukturim dhe natyrisht dikush duhet të paguajë.

Jam i sigurt që nëse do të kishte një fond të tillë në nivelin kombëtar do të ishte një argument i mirë për të kërkuar fonde shtesë nga BE për këtë qëllim, është shprehur drejtori i Komunitetit të Energjisë./presheva.com/