SHPËRNDAJE

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka folur sot për Sky Calcio në lidhje me afatin kalimtar të bardhezinjve.

Ai e ka konfirmuar se kohët e fundit nuk ka patur shumë lëvizje, por gjithçka është nën kontroll.

“Gjatë afatit kalimtar ka gjithnjë shumë fjalë e thashetheme dhe në fund jo gjithçka është e vërtetë apo jo çdo objektiv realizohet. Gjithsesi, ne kemi besim dhe njëkohësisht jemi të qetë. Në fund do të bëjmë llogaritë”.

Maurizio Sarri kishte thënë se Juventusi do të duhet të punojë me largime, pasi ka disa lojtarë të tepërt.

“Te Juventusi nuk ka kurrë lojtarë të tepërt. Ka një listë që unë dhe trajneri duhet ta respektojmë, ajo e Ligës së Kampionëve, ku do të regjistrohen vetëm 22 emra”.

“Dybala? Te Juventusi janë të gjithë njësoj. Është një lojtar i madh, një “numër 10”. Kemi një ekip me shumë lojtarë të mëdhenj, jemi mes skuadrave më të mira në botë”.

“Kemi lojtarë kampionë që i respektojmë, pasi janë profesionistë”.

Në fund u ndal edhe te transferimi i Mauro Icardit, duke mos preferuar të flas për të.

“Icardi është një lojtar i Interit, ndaj nuk flas për të. Ne kemi mjaft sulmues të mëdhenj. Kemi edhe Higuain apo Mandzukic, që janë golashënues. Kemi Ronaldon, pra, jemi të kompletuar”, deklaroi Paratici.