SHPËRNDAJE

Parlamenti i nxënësve në shkollën fillore Abdulla Krashnica në Miratoc janë solidarizuar me familjet e prekura nga termeti në Shqipëri.

Drejtuesit e shkollës përme një shkrimi në rrjetin social fb kanë falemdruar prindërit e fëmijëve të tyre, familjarët, të cilët duke ditur moshën e re të nxënësve që kanë, ata u siguruan të hollat të cilat që i dhuruan fëmijët.

Ky organizim solidariteti nuk ishte i obliguar, pasi në asnjë mënyrë nuk guxon të angazhosh një nxënës të jetë pjesë qoftë edhe të një aktiviteti humanitar.

Mirëpo me shumën e të hollave të mbledhura kuptojmë se çdo familjar i juaji iu dha mundesinë e vetëdijësimit si fëmij që në të ardhmen kur përmendet për këtë fatkeqësi natyrore të kombit shqiptar, të jeni krenar dhe të thoni ishim me fat që ndihmuam vëllezërit tanë në Shqipëri.

Me këtë rast jo shkolla, por nisma nga këtu tregoi se fshati ynë gjithnjë është dalluar për aktivitetet solidar shkruan kështu në fb drejtuesit e Shkollës fillore Abdulla Krashnica në Miratoc./presheva.com/

Nje shkolle fillore Miratoc-Presheve, sot u solidarizuan duke mbledhur te holla dhe ndare dhimbje bashk me Shqiperine…

Gepostet von Edhe Presheva është Kosovë am Donnerstag, 28. November 2019