SHPËRNDAJE

Njoftojmë opinionin e gjërë se pushteti në Bujanoc në muajt e fundit të qeverisjes po vazhdon të ndërmarr masa diskriminuese ndaj kuadrove shqiptare.

Në kohën kur qytetarët po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, me problemet e grumbullimit të mbeturinave në kohën e duhur, e shumë probleme tjera, N.P Komunalia sikur të mos ketë punë tjera, nën direktivat e kryetarit të komunës po vazhdon të hakmerret ndaj kuadrove shqiptare, e në mesin e tyre edhe ndaj kuadrove me nivel të kualifikimit superior duke ia ndrruar vendet e tyre të punës e duke i degraduar personalitetet e tyre vetëm se i takojnë Partisë Demokratike.

Se këto vendime të errëta të tyre janë të gabuara e ka dëshmuar edhe Gjykata e Apelit në Nish ku muaj më parë kishte anuluar një vendim të N.P. Komunalia dhe kishte kthyer nëpër vendet e tyre të punës të gjithë punëtorët e dëmtuar, e që e detyronte ndërmarrjen në fjalë që t’ia paguajë dëmshpërblimet punëtorëve që kapin vlerën disa milionëshe.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ata edhe sot bënë shkelje të rëndë duke e futur edhe më shumë ndërmarrjen e tyre në probleme financiare, vetëm që të hakmerren ndaj anëtarëve të PD-së.

Derisa ky pushtet nuk po mund të gjejë zgjidhje për papunësinë e madhe, e sidomos për të rinjtë që çdo ditë e më shumë po largohen nga komuna e Bujanocit, për më keq po ia humb rinisë motivin për të punuar duke i degraduar ata tej mase me ndrrim të vendeve të punës, dhe duke i zëvendësuar ato vende me punëtorë të komunitetit serb.

Dështimet e N.P Komunalisë dhe këtij pushteti nuk mund të përmirësohen me shuarjen e vendeve të punës dhe ndrrimin e tyre.

Për më tepër, vetëm se po vërtetoni se ju nuk keni ardhur për të punuar “për shqiptarët”, por me keq qeverisjen tuaj po i mbushni xhepat tuaj, madje edhe duke ia vjedhur kafshatën e gojës fëmijëve.

Shërbimi për Informim 29.07.2019