SHPËRNDAJE

Mbrëm Partia Demokratike Shqiptare e hapi në mënyrë solemne fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, të cilat do të mbahen më, 04 nëntor 2018. Gjatë tubimit të sontëm u prezantua programi i PDSH-së për këto zgjedhje si dhe u prezantuan kandidatët nga Lista zgjedhore e Partisë Demokratike Shqiptare për Kuvendin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Programin e shpalosi bartësi i listës zgjedhore z. Enver Mehmeti , i cili theksoi se do të angazhohemi maksimalisht që edhe në këto momente të vështira , të jemi konsistent në artikulimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Fjali rasti pati edhe kryetarja e Forumit të Gruas zonja. Albiona Ibrahimi Rexhepi e cila të pranishmëve i kërkoi që me datë 04 nëntor pa hamendje të dalin dhe të votojnë për bashkim dhe për Partinë Demokratike Shqiptare.

Fjalë rasti pati edhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare z.Ragmi Mustafa i cili theskoi se gjatë qeverisjes së PDSH-së me institucionin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, nuk u lejua që të bastardohen tekstet shqipe për nxënësit shqiptar, në të cilat do të mësohej se të parët tanë janë sllavët, poashtu nuk u lejua dhe as që do të lejohet ndryshimi i Flamurit Kombëtar, Flamuri me të cilin luftoi Skëndërbeu, Ismail Qemajli, Adem Jashari, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe flamuri që identifikohen shqiptarët kudo që janë. Me moton për Bashkim, kryetari i PDSH-së, ftoi të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, që me datë 04 nëntor të dalin masovikisht dhe të mbështesin Partinë Demokratike Shqiptare, duke rrethuar numrin 5./presheva.com/