SHPËRNDAJE

Tubimin e parë parazgjedhor me nëndegët e saj, Partia Demokratike Shqiptare në kuadër të kësaj fushate, ka përzgjedhur ta mbaj në Leran, sepse ky vendbanim për këto zgjedhje Partisë Demokratike Shqiptare i ofroi një kuadër të jashtzakonshëm, kuadër i ri, aktivist i denjë i bashkësisë lokale Leran i cili njëherit është bartës i listës së Partisë demokratike Shqiptare z. Enver Mehmeti.

Në fjalimin e tij bartësi i listës së PDSH-së z. Enver Mehmeti, falënderoi pjesëmarresit në këtë tubim, të cilët siç theksoi, nuk ishin mbledhur për shtylla e pllaka betoni, për kanalizime e të ngjashme, por për gjuhë e flamur, për libra shqip, për kulturë të mirëfilltë shqiptare dhe për bashkim me Republikën e Kosovës.

Fjalë rasti pati kandidatja për Kuvendin e Këshillit Kombëtar Shqiptar zonja Hana Emerllahu-Arifi, e cila theksoi se njëra nga temat që vazhdon të jetë e përfolur, aktuale e njëherit shumë shqetësuese është bastardimi i teksteve shkollore nga jo-profesionistët ose të përkthyera a të huazara me disa përshtatje tekstesh duke dalur gjysmake.
Në këtë mënyrë e neglizhojnë fjalorin tonë, thesarin tonë si njërin ndër më të pasurit leksikor, duke e ditur se gjuha shqipe është njëra ndër gjuhët më të vjetra që i përket familjes indoevropiane.


Sa ishim pjesë në KKSH këtë gjë nuk e lejuam dhe nuk do ta lejojmë,ku me shumë përpjekje e sakrifica të mëdha, ne i thamë ” JO ” këtyre teksteve të shfrenuara mes shkronjash ku mësojnë fëmijët tanë, aty ku është ardhmëria jonë.
Nuk janë fjalë sa për t’i thënë ashtu troç, Ne si Këshill Kombëtar Shqiptar kemi ecur në këto binare dhe më besoni është një ndjenjê tmerrësisht e keqe duke parë abetaren mangët e faqet e saj pa flamur . Andaj, ne do të vazhdojmë rrugëtimin aty ku e lam dhe do t’i themi prapë ” JO ” gjërave që dëmtojnë Shqiptarët, për ti ndalur këto më, 4 Nëntor sa më masovikisht të rrethojmë nr. 5.

 

Në këtë tubim u paraqit edhe kandidati për Kuvendin e Këshillit Kombëtar z. Besnik Emini i cili theksoi se do ti mbrojmë të drejtat tona, të cilat po na cenohen si popull shqiptar në këto treva shqiptare.
Ajo që do të vazhdojmë të jetë angazhim i ynë është mbrojtja e teksteve shkollore dhe flamurit kombëtar për të cilin dhanë jetën shumë luftëtar gjatë luftërave të cilat u zhvilluan për ti mbrojtur trojet shqiptare dhe simbolin Kombëtar.

Me që tubimi ishte në objektin e shkollës fillore “9 Maji” në Leran, kryetari i PDSH-së z. Ragmi Mustafa, para se të filloj fjalimin e tij, të pranishmëve i kërkoi, që me një minut heshtje të nderohet drejtori i parë shqiptar i kësaj shkolle i emëruar pas pluralizmit politik z. Rami Hyseni.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare theksoi se është e rëndësisë së veçantë që institucioni i Këshillit Kombëtar Shqiptar nuk guxon të lihet në dorën e atyre që po tentojnë të shkatërrojnë gjithçka që është arritur deri tani.

Kryetari Mustafa theksoi se deri në momentin e bashkangjitjes se Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes me Republikën e Kosovës, Partia Demokratike Shqiptare do të jetë gardian i kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Me moton për Bashkim, kryetari i PDSH-së, ftoi të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, që me datë 04 nëntor të dalin në kutitë e votimit dhe të mbështesin Partinë Demokratike Shqiptare, duke rrethuar numrin 5.