SHPËRNDAJE

Në një takim që është mbajtur ditët e fundi në Beograd në mes të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, kryeministres serbe, Ana Bërnabiq dhe bashkëshortes së Oliver Ivanoviqit, Milena Ivanoviq është arritur marrëveshja që subjekti politik i të ndjerit Oliver Ivanoviq SDP të shkrihet në Listën Srpska.

Milena do të jetë kryetare e SDP-së dhe njëkohësisht, siç është bërë e ditur para pak ditësh edhe do të punësohet në kabinetin e kryeministres serbe, Bërnabiq.

Sipas gjithë kësaj pretendohet që Lista Srpska “të pastrohet nga disa njerëz problematikë”.

Sipas të gjitha gjasave, kur bëhet fjalë për pastrimin e Listës Srpska është fjala për Milan Radojiçiqin, mbi të cilin rëndojnë shumë akuza, dhe është përmendur edhe për mundësinë e implikimit në vrasjen e vet Ivanoviqit.