SHPËRNDAJE

Deklaratat e kryeministrit për rekonstruim të qeverisë në pranverë si dhe rritje të shumicës parlamentare ka zbutur vokabularin e partive shqiptare në Maqedoni. Pas fjalëve të rënda që muajve të fundit ato dërgonin tek njëri tjetri tashmë kanë shprehur gatishmëri që të shqyrtojnë ofertën e Zaevit nëse atë e marin, shkruan Telma transmeton Zhurnal.mk

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari shkak për të cilin partia e tij ASH doli nga qeveria këto ditë në publik është shtyrë me ministren e arsimit e cila i’a ka marrë kompetencat për emërim të drejtorëve në shkolla ndërkohë që të shtunën dha një deklaratë krejtësisht ndryshe.

“Nuk ka ofertë konkrete, nëse ka ofertë nga Zaevi për hyrje në qeveri, partia do e shqyrtojë”, ka deklaruar Taravari nga ASH.

Gatishmëri për hyrje në qeveri ka edhe tek PDSH por edhe te të dy krahët e Lëvizjes Besa. Dy deputetët e afërt me krahun e Kasamit janë shumë afër bashkëpunimit me dy deputetët e Ziadin Selës, ndërkohë që tre deputetët e afërt me krahun e Gashit bashkë me deputetët e PDSH-së do ishin një grup i ri parlamentar.

“Në rast se ka ofertë do e shqyrtojmë dhe do vendosin organet e partisë duke marrë parasysh gjithë rrethanat”, ka deklaruar kështu Abdush Demiri nga Besa e Kasamit.

“Tash për tash kemi vetëm kontakte, takime nuk kemi pasur, Gashi disa herë në opinion ka thënë se për shkak se jemi afër hyrjes në Nato dhe BE jemi të gatshëm të ndihmojmë në këtë proces”, ka thënë Ohran Murtezani nga Besa e Gashit.

Analisti politik Albert Musliu ka thënë se është e qartë gatishmëria e të gjithë për të hyrë në qeveri, hija dhe fjalët e rënda nuk do jenë pengesë që ai koalicion të funksionojë por mbetet që kryeministri shumë mirë të menaxhojë atë e mundur që të tejkalohet në rast se ekziston interesi.

Musliu tha se kryeministri këtë herë nuk do ketë shumë vështirësi për apetitet e partive sepse pozicionet e tyre tashmë janë dobësuar. Kryeministri këto ditë ka theksuar se për të e rëndësishme është që të rritet numri i shumicës parlamentare dhe kjo do të cojë deri në rekontruimin e qeverisë./zhurnal