SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq, partner i koalicionit qeverisës me PVD-në, në qeverisjen aktuale në pushtetin lokal, lidhur me vendosjen e simbolit kombëtarë në godinën e KK të Buajnocit është shprehur se, vendosja e flamurit shqiptar në ndërtesën e komunës është një çështje e organeve shtetërore.

“Organet kompetente shtetërore po bëjnë punën e tyre”, ka thënë Arsiç. “Ligji përcakton kur dhe ku është e mundur të vendoset flamuri i shteteve të huaja”. Sipas tij, “veprime të tilla të shqiptarëve në vitet e kaluara u sanksionuan në mënyrë adekuate”, të cilat Arsiç i pret të ndërmirren edhe këtë vit.

“Flamuri në ndërtesën e Kuvendit Komunal me siguri nuk do të përmirësojë marrëdhëniet as përmirësimin e gjendjes së pakicës kombëtare shqiptare në Bujanoc”, ka thënë Arsiç për mediat serbe./presheva.com/