SHPËRNDAJE

Partia për Veprim Demokratik ka mbajtur konferencën e tyre për media ku kryesuesit e kësaj konference ishin kryetari i Partisë për Veprim Demokratik z.Riza Halimi si dhe kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë znj.Ardita Sinani.

Qëllimi i kësaj konference ishte zgjedhjet e reja që do të mbahen përbrenda partisë së PVD-së si dhe pakënaqësitë ndaj pushtetit aktual vendorë.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik z.Riza Halimi që nga 23 qershori do të shpall zgjedhjet përbrenda partisë, fillimisht do të bëhet zgjedhja e kandidatëve ku Presheva dhe Bujanoci do të kenë nga 100 delegat ndërsa Medvegja 20 delegat. Më pas do të bëhet edhe kandidimi për kryetar në nivelin e përgjithshëm.

Ai gjathashtu tha se unë nuk do të jem as delegat dhe as nuk do të jem i kandiduar dhe as nuk do të kem të drejtë vote.

Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë znj.Ardita Sinani njoftoi të gjithë qytetarët që nga data 23 qershor deri më 15 korrik PVD do të ketë zgjedhjet brenda kësaj partie ku takimet do ti kemi në selinë e partisë, ku gjithashtu i bëri thirrje të gjithë atyre të cilët dëshirojnë të jenë pjesë të kësaj partie ti bashkohen duke i’u drejtuar se këtu do të mirren parasysh idet dhe vullneti juaj.

Gjithashtu në këtë konferencë u shprehën edhe pakënaqësi të mëdha që ka PVD ndaj pushtetit aktual.