SHPËRNDAJE

Këto ditë ekipet e NP Moravica intenzivisht kanë punuar në sanimin e njërit krah të kanalizimit fekal në fshatin Rahovicë. Kjo pjesë e rrjetit të kanalizimit në gjatësi prej mbi 400m ka qenë e mbyllur për afro një decenie, ku në afërsi të shtratit të përroit dhe shtëpive përreth ka kundërmiar rregullisht erë e keqe, për pasojë të qarkullimit të ujërave fekale mbi sipërfaqe.

Asnjë pusetë nuk ka pasur kapak, pasi janë vjedhur dhe të gjitha kanë qenë të mbushura me gurë dhe mbeturina, gjë që e ka vështërsuar tej mase punën në sanimin e ketij rrjeti. NP Moravica pas disa ditë pune me këmbëngulje, ia arriti më në fund të sanojë këtë pjesë të rrjetit, duke ndërhyrë edhe përmes ndërrimit të gypave dhe në këtë mënyrë ka zgjidhur problemin e rrjedhjes së ujërave fekale, që ka paraqitur problem jo vetëm për banorët rreth vendit ku ishte bllokuar kanalizimi por edhe më gjerë përgjatë shtratit të lumit të fshatit, për kalimtarët dhe bujqit e tokave bujqësore përreth.

NP Moravica apelon që qytetarët e komunës sonë të jenë të kujdesshëm gjatë shfrytëzimit të rrjeteve të infrastrukturës komunale, duke mos i dëmtuar me apo pa qëllim, të jenë të rregullt në shlyerjen e obligimeve, si dhe të mos kyçen pa leje në rrjetet e infrastrukturës komunale./presheva.com/