8 C
Presevo, Serbia
08.04.2020
Ballina Lajme Pas arrestimit, lirohet Zharko Zariq – që dyshohet se ka kryer krime...

Pas arrestimit, lirohet Zharko Zariq – që dyshohet se ka kryer krime në Kosovë

SHPËRNDAJE

Zharko Zariq, i cili u arrestua në Istog këtë mëngjes, u la i lirë rreth orëve të pasdites.

Sipas mediave serbe, Zhariq u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme të Krimeve të Luftës, por nuk dihet se në çfarë cilësie, si dëshmitar apo si i dyshuar.

Po sipas mediave serbe, për arrestimin e tij ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij ose sigurimin e provave të besueshme se ai ishte i dyshuar për një krim të rëndë.

Në Istog arrestohet Zharko Zariq, dyshohet se ka kryer krime në Kosovë

Zharko Zariq nga Istogu është arrestuar nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë.

Sipas portalit në gjuhën serbe KosovoOnline, ai është monitoruar që nga mëngjesi dhe është arrestuar menjëherë pasi ka dalë nga një kishë.

Po sipas mediave serbe, Zariq u kthye në Kosovë tre vjet më parë, dhe para se të kthehej në komunën e Istogut, ai i kaloi të gjitha kontrollet.

Para luftës në Kosovë Zariq ka punuar si oficer policie.

Sipas KosovoOnline, Zaric u dërgua në Prishtinë pas arrestimit të tij.