SHPËRNDAJE

Një bastore shumë e njohur thotë se Anglia mund të jetë kandidati kryesor për ta organizuar Kupën e Botës 2022 pas arrestimit të ish presidentit të UEFA-s, Michel Platini.

Coral” ka dhënë parashikimet se anglezët mund ta organizojnë Kampionatin Botëror, duke i dhënë kuotat nga 10-1 në 6-1, kështu për t’i marrë organizimin nga duart Katarit.

“Që kur u bë publike se Kupa e Botës 2022 do të zhvillohet në Katar, ka pasur shumë dilema dhe shumë dyshime për kurdisje, andaj edhe u zbulua sot kjo gjë”, ka thënë zëdhënësi i Coral, John Hill për Daily Star.

“Nëse do të vendoset për një lokacion të ri, atëherë Anglia do të jetë favoritja për ta marrë atë në duar. Stadiumet angleze janë të gatshme dhe i plotësojnë të gjitha kushtet për ta organizuar Kampionatin Botëror”, ka shtuar më tej ai.

Mediapart ka bërë të ditur se Michel Platini u arrestua të martën në mëngjes nga autoritet franceze në dyshimet se ai ka pranuar shuma të mëdha nga Katari, vetëm që të organizohet atje Kupa e Botës.

Nëse 63-vjeçari shpallet fajtor, atëherë organizimi i Kampionati Botëror 2022 mund t’i hiqet Katarit, për t’u përcaktuar më vonë se cili vend do ta organizojë atë.