SHPËRNDAJE

Sot në presheva.com është publikuar një artikull lidhur me protestën e banorëve të Malësisë së Preshevës me titullin “Banorët e Malësisë në protestë: Pluhuri i gurëthyesit Saba Bellça na ka marrë të drejtën e jetesës” ku janë pasqyruar hallet e banorëve të kësaj ane lidhur me problemin jetësorë që ka të bëjë me ndotjen e ajrit nga gurëthuesi i Kompanisë “Saba Bellça”. Ky artikull në vend se të sensibilizoj të involvuarit në këtë çështje, drejtori i kompanisë “Saba Bellça” Driton Etemi ka kërcënuar në adresë të stafit të preshevacom përmes një mesazhi ku thuhet “Mare ti veç grahi se shumë shpejt ki mu pegllat edhe ti”. Redaksia e preshevacom këtë mesazh nga drejtori i kësaj kompanie Saba Bellça e cilëson si një kërcnim të vrazhdë ndaj mediave për të ndaluar raportimin në çështjen me rëndësi të madhe për banorët e kësaj ane.  Siç ka theksuar redaksia e presheva.com, në vend se drejtori i kësaj kompanie të përkujdeset për gjetjen e një kompromisi me banorët e Malësisë, ai ka vendosur të zgjidhë këtë problem duke kërcnuar raportimin lidhur me rastin. Redaksia e presheva.com do të informoj edhe më tej lidhur me zhvillimet e fundit në këtë rast jetik për banorët e Malësisë së Preshevës. /presheva.com/

artikulli: