SHPËRNDAJE

Ka filluar sot asfaltimi i rrugës e njohur me emrin Xhadja e vjetër në lokacionin nga kryqëzimi i rrugës që shpie në drejtim të fshatit Ashan dhe deri në afërsi të pishinës. Realizimi i asfaltimit të kësaj rruge po bëhet pas instistimeve të vazhdueshme të pushtetit lokal që i janë bërë Putevi Srbije duke argumentuar se kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për banorët e komunës së Preshevës.

Putevi Srbije kanë marrë përsipër që këtë vit të asfaltojnë këtë pjesë të rrugës së lartëpërmendur me kusht që pjesa e mbetur të asfaltohet vitin e ardhshëm. Rruga e ashtuquajtur Xhadja e Vjetër do të asfalltohet në gjatësi prej 3 km. Punimet kanë filluar sot, dhe pritet të përfundojnë ditëve në vijim./presheva.com/