SHPËRNDAJE

Me katër prurje që tashmë janë konfirmuar në dimër, si dhe me 75 milionë euro për Frenkkie de Jong si dhe 11 milionë euro bonuse, Barcelona po vazhdon që të shpenzojë duke sjell lojtarë të rinj në skuadër

Për të dytin janar me radhë, katalunasit i kanë hapur xhepat e tyre për të sjell lojtarë të rinj, disa për plane afatshkurtra e disa për plane më afatgjate. Gjatë sezoneve, 2013/14, 2014/15, 2015/16 apo 2016/17, Barcelona nuk kishte shpenzuar asnjë cent për ta forcuar skuadrën e tyre në janar, me prurjet e reja që vinin gjatë verës.

Megjithatë, tani, skuadra ka diktuar tjetër aktivitet në transfere, ku kanë sjell Jeison Murillon dhe Kevin-Prince Boateng. Këtë dimër, ata kanë shpenzuar 77 milionë euro, 75 milionë euro për De Jong dhe një milion për Murillon dhe Prince, përderisa Jean-Clain Tobido do të vije me paramentra zero gjatë verës.

Janarin e kaluar, klubi ka shpenzuar 131 milionë euro, ku 120 milionë euro u shpenzuan për ta sjell Philippe Coutinhon, ndërkaq ata larguan Minan, për në Everton gjatë verës.

Ndoshta nuk është rastësi pasi që shpenzimet e mëdha erdhën pas largimit për shumë para të Neymar dhe gjatë asaj vere, pas atij largimi ata shpenzuan rreth 198 milionë euro për Ousmane Dembele dhe Paulinhon, lëvizjet e cila, kombinuar me blerjet e dimrit, akumuluan një shitje prej 329 milionë euro.

Verën e 2018-ës ata shpenzuan 128 milionë euro, kurse blerja më e shtrenjtë ishte Malcom më 41 milionë, të cilave i shtohen edhe 77 milionë këtë afat kalimtar.

Neymar u largua nga Blaugrana për 222 milionë euro kurse që nga ky largim janë shpenzuar 533 milionë euro. Ky afat ende nuk ka përfunduar, dhe marrëveshje të tjera mund të arrihen, njëra prej tyre është ajo me Adrien Rabiot.

Ka ende edhe një javë në treg, Eric Abidal ende është duke punuar dhe shumë gjëra mund të ndodhin deri se të fillon muaji shkurti.