SHPËRNDAJE

Nën ndikimin e një ere të fuqishme në vendin tonë po mbizotëron moti ftohtë me borë dhe acar, ndërsa rrugët kryesore të Komunës së Preshevës pas një ndërhyrje të N.P. ”Moravica” janë të kalueshme. Kryetari i Komunës Shqiprim Arifi ka informuar qytetarët se kanë filluar ndërhyrjet në aksin Preshevë-Miratoc dhe në drejtim kah fshatrat në lindje të qytetetit./presheva.com/

 

Postimi i plotë i kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në rrjetin social FB:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës,

Komuna e Preshevës me vëmendje po e përcjell situatën në rrugë pas reshjeve të borës dhe ka filluar ndërhyrjet nga ana e ndërmarrjes “Moravica” dhe nënkontraktorëve në aksin Preshevë – Miratoc dhe në drejtimet kah fshatrat në lindje të qytetit.

Të gjitha rrugët të cilët janë në kompetenc të Komunës së Preshevës janë tani të kalueshme, ndërsa së shpejti do të ndërhyhet edhe në rrugën Preshevë – Gjilan edhe pse është nën mbikqyrjen e “Putevi Srbija”

Luten qytetarët që të evitojnë qarkullimin me vetura dhe të koordinohen me zyrtarët komunal rreth ndërhyrjeve të nevojshme.