SHPËRNDAJE

Pas ngjarjeve dramatike që ndodhën mbrëmë në kuvendin zgjedhor të nëndegës së PDSH-së në fshatin Rahovicë vjen edhe reagimi i kandidatit për kryetarë të Partis Demokratike Shqiptare, njëherit edhe kryetar i nëndegës së PDSH-së në Rahovicë zotëri Sami Salihu. Reagimin e z.Salihu përcjell presheva.com në tërësi:

KRYETARI I NËNDEGËS SË FSHATIT RAHOVICË DHE KANDIDAT PËR KRYETAR TË PDSH-së, SAMI SALIHU

Në mbledhjen e nëndegës së PDSH-së e caktuar më dt. 03.12.2016 e cila u ndërpre përshkak të situatës së tensionuar në të, sjell këtë:

DEKLARATË

I brengosur për situatën e krijuar dhe në pamundësi të fillimit të mbledhjes si rezultat i presioneve të panevojshme dhe jo demokratike në mbledhjen e dt. 03.12.2016 të nëndegës së PDSH-se, Rahovicë, tërheq vërejtjen serioze se kjo situatë e krijuar mund të reflektoj me pasoja të padëshirueshme edhe nëpër nëndegët tjera të PDSH-se.

Duke reflektuar me përgjegjësi për tensionin e krijuar ku u pamundësua që të zhvillohej mbledhja normale, vlerësoj se situata e krijuar është tërësisht e papranueshme dhe aspak në përputhje me normat demokratike për të pasur një garë të drejtë dhe të barabartë.
I bindur se zgjedhjet vetëm në kushte të barabarta dhe demokratike janë të pranueshme për PDSH-ën.

Konstatoj të papranueshme dhe jo demokratike, si dhe shumë të rrezikshme vazhdimin në këtë formë të zgjedhjeve brenda PDSH-së.
Kërkoj nga komisioni zgjedhor dhe organet qendrore partiake shqyrtimin e situatës së krijuar dhe mundësinë e ndërprerjes së zgjedhjeve dhe shtyerjen e tyre për kohë dhe rrethana të pranueshme për të gjithë.
Konfirmoj qëndrimin se kjo mënyrë e vazhdimit të zgjedhjeve dëmton dinjitetin e simpatizantëve te PDSH-së dhe reputacionin demokratik të saj. Andaj konfirmoj mos-vazhdimin e mëtutjeshëm të garës derisa nuk krijohen kushte normale dhe të arsyeshme për zgjedhje.

Rahovicë
04.12.2016 Kandidati
Sami SALIHU