SHPËRNDAJE

Siç ka konfirmuar për presheva.com, drejtori i Shtëpisë Kulturës në Preshevë, Valon Nuhiu, sot është marrë pëlqimi nga Minsitria e Punëve të Brendshme dhe i repartit për situata të jashtezakonshme, ku është mundësuar hapja për mundësimin e realizimit të punëve të kërkuara nga dokumentacioni teknik. Për te gjitha institucionet është lejuar hapje e derës kryesore deri në perfundimin final dhe me ç`rast hapet Shtëpia e Kulturës dhe të institucionet të cilat ndodhen brenda saj.
Ne prezence te hapjes se dyerve ishin te pranishem policia dhe inspektoret e mbrojtjes kunder zjarrit. Projekti është kompletuar teresisht dhe i vertetuar tëresisht nga Inspektoriati per mbrojtjen kunder zjarrit.
Shtëpia e Kulturës “Abdullah Krashnica” është mbyllur nga inspektoriati kundër zjarrit me asistencë të policisë para disa javëve përshkak të mungesës së sistemit kundër zjarrit dhe problemeve pronësore juridike ku gjendet ky institucion. /presheva.com/