SHPËRNDAJE

NatEv

Grigor Basha dhe Mikel Çuni, janë dy student nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës, të cilët së fundmi përfaqësojnë Shqipërinë në një garë ndërkombëtare.
Këta të dy student, konkurojnë në garën GIST TECH-i Competition 2015 e cila është e mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Inovacioni i këtyre studentëve aktualisht është ndër 15 projektet më të mira nga 792 gjithsej nga 74 vende të botës.

NatEv-02
Inovacioni me te cilin këta student na përfaqesojnë quhet Smart Charging, ku synohet të ndërtohet një stacion me strukturë multifunksionale e cila do t’a përdorë energjinë e rinovueshme, panelet diellore për të e bërë të mundur mbushjen e telefonave celularë, gjithashtu struktura do të ketë një sërë funksionesh të tjera si psh opsioni Wi-Fi, logimi në internet etj.
Ata së fundmi kishin edhe një prezantim pranë studentëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, të cilët e prezantuan idenë e inovacionit të tyre, ku pjesëmarrës në këtë eveniment kishte edhe student nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

NatEv-01

Le t’i mbështesim me votën tonë duke klikuar nëlinkun e mëposhtëm dhe t’i japim një shansë Shqipërisë të përfaqësohet me këta dy të rinj inovatorë në finalen e madhe të këtij konkursi, në Samitin Botëror të Sipërmarrjes 2015 në Kenia. Andaj të nderuar ju ftojmë të gjithëve te votoni për #smartboys në linkun e mëposhtëm.

https://review.wizehive.com/voting/view/aaaspublicvote2014/29968/2875401/0

Numri i votimeve është i pakufizuar mjafton të votoni njëherë cdo 24 orë me një adrese e-maili aktive ose me një llogari aktive facebook-u. Sa më shumë e-maile aktive aq më tepër vota e aq më tepër shansë për Shqipërinë dhe shqiptarët për t’u përfaqësuar në finalen e madhe.
Votimi përfundom me datë 11 Qershor. /presheva.com/