SHPËRNDAJE

Rita Ora dhe Raff Law janë duke shmangur artistikisht njëri-tjetrin, pak kohë pasi ata u afruan me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të filmit “Twist”.

“Unë mund të zbuloj se çifti janë ndarë pas tre muajsh takime me njëri-tjetrin, pasi Rita kaloi shtatë javët e kaluara në Los Angeles duke u rikuperuar pasi i ka operuar bajamet, ndërsa Raff është rikthyer në Londër”, ka thënë një burim.

Do të thotë që ata e humbën ditën e parë të Shën Valentinit së bashku – një shenjë e cila forcon mendimet se ata i kanë dhënë fund lidhjes.

Rita Ora i jep fund lidhjes me Raff Law pas tri muajsh takimesh me njëri-tjetrin

“Unë së pari tregova se si dyshja ishin përfshirë në mënyrë romantike në fillim të dhjetorit, ndërsa aktronin së bashku në filmin ‘Twist’, xhirimet e të cilit përfunduan para disa muajsh”, tregoi më tej burimi.

Ata gjithashtu u fotografuan dorë për dore kur po dilnin së bashku nga një ndejë e modës – gjë që aso kohe konfirmoi lidhjen e tyre.

Por në shenjën më të sigurt se marrëdhënia e tyre është në prishje, Rita ndau një postim në faqen e saj në Instagram të shtunën me përshkrimin: “Një grua e lirë në ajër. Ndonjë i interesuar?”

Një burim i afërt me këngëtaren tha: “Rita me të vërtetë filloi lidhjen me Raff gjatë xhirimeve të filmit, ata patën një kimi të shkëlqyer me njëri-tjetrin”.

“Ata u afruan shumë ndërsa të dy ishin duke punuar në Londër, gjë e cila u mundësoi atyre takim të përditshëm”, tregoi më tej burimi.

“Por Rita ka kaluar kaq shumë kohë jashtë vendit tani dhe ata nuk po flasin aq sa dikur, e lëre më të bëjmë ato që bëjnë çiftet kur janë bashkë”, shtoi burimi.

“Gjërat janë në akull derisa ata të kthehen në të njëjtin vend siç kanë qenë dikur. Ata mund të ribashkohen përsëri si atëherë, por për momentin ata janë më shumë si miq”, tha burimi pranë artistes me prejardhje shqiptare.

Kjo ishte marrëdhënia e parë e Ritës që kur u nda nga producenti i “Ozzy Osbourne”, Andrew Watt në fillim të vitit të kaluar.

Raff, djali i aktorëve Sadie Frost dhe Jude Law, u nda nga Clementine Linieres, e dashura e tij modele pas pothuajse tri vitesh lidhje, në qershorin e vitit të kaluar.