SHPËRNDAJE

New England Patriots ishte shpallur kampion i NFL-it, duke mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar. Ndeshja kryesore të vitit nga shkallët e stadiumit e kanë ndjekur edhe shumë yje të botës së shoubizit. Një prej tyre ishte edhe modelja e njohur Gisele Bundchen, e cila ka mbështetur bashkëshortin, i cili luan për ekipin triumfues, Tom Brady.

Tom Brady dhe Gisele Bündchen Tashmë janë publikuar disa prej fotografive të pas ndeshjes teksa shihen çifti më i pëlqyer i Rugbyt teksa shkëmbejnë puthje pas përfundimit të takimit. Së bashku me bukuroshen ndeshjen e kanë përcjell edhe fëmijët e sportistit, të cilët shihen tejet të lumtur në përqafim të Bradyt.

Superbowl kalon në dominim të New England, patriotët sërish kampion në Rugby Theksojmë se Tom Brady me 41 vjet u bë lojtari më i vjetër dhe 66-vjeçarii Bill Belichik është trajneri më i moshuar që ka fituar një kampionat të NFL-it. Ndryshe, New England kështu barazuan rekordin e titujve me Pittsburgh Stilers, duke i kaluar rivalët e tyre me 37 fitore në “Play-Off”.