SHPËRNDAJE

Anëtarët e shtabit komunal për emergjenca në Preshevë kanë mbajtur sot mbledhjen e rregullt me drejtues të pushtetit lokal ku në fillim të mbledhjes bënë emërimin e disa anëtarëve të rinjë në përbërjen e këtijë organi.

Armend Aliu, zëvendës kryetarë i komunës në deklaratën për presheva com ka konfrmuar se emërimet e reja janë bërë për shkak të pozitave të individëve që kanë marrë tani në institucionet publike. Ai ka potencuar se bashkëpunimi i pushtetit lokal me drejtues të institucioneve publike është më se i nevojshëm për të realizuar punët e mira në terren me theks të veçantë veprimtaritë që janë të parapara me programin vjetorë në kuadër të shtabit komunal për emergjenca. Në mbledhjen e sotme u shqyrtua Plani vjetor i punës së shtabit komunal për emergjenca i vitit 2018 dhe u aprovua Plani për vitin kalendarik 2019.

Në takimin e sotëm të përbashkët drejtues institucional publik dhe pushtet lokal kanë nxjerr disa konkluzione me theks të veçantë për departamentin e zjarrëfikësve të cilët do të kenë rol të rëndësishëm në terren. Fokus kryesorë i diskutimeve të sotme nga anëtarët e këtijë organi ishte analiza e përgatitjeve dhe funksionimit të komunës së Preshevës në periudhën vijuese dimërore.

Puna në terren që ka realizuar këto ditë Ndërmarrja Publike Moravica me kompanitë vendore shqiptare për pastrimin e borës në komunën e Preshevës u vlerësuar pozitivisht nga Anëtarët e shtabit komunal për emergjenca./presheva.com/