SHPËRNDAJE

Vila luksoze e Ilir Metës me 11 WC dhe 2000 m2 oborr. Palmat u sollën me helikopter. Vetëm mobilimi mbi 400 mijë euro.
Ja pse kundërshton Vettingun kreu i LSI: Kërkon të mbrojë pasuritë e deklararuara dhe të padeklaruara
Deklarata e Luan Ramës, që sot u zgjodh njëri ndër nënkryetarët e LSI, se PS është parti e të pasurve dhe zhvendosur djathtas, dhe se LSI mbron shtresat e varfëra dhe është e majta e vërtetë, ka shkaktuar jo vetëm habi por dhe humor.

Pasi, pa hyrë shumë në detaje tek kupola që drejton LSI, por vetëm duke u përqëndruar tek Ilir Meta kreu i LSI, ai ka të verifikuar mbi 4 miliardë dollarë pasuri. Shumë kjo që është e “certifikuar” dhe tek partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE.
Vetëm pjesa e dukshme, apo maja e “Ajzbergut” është në këtë shumë marramandëse, duke treguar pasurinë përrallore të të “majtit të vërtetë” Ilir Meta, njeriut që sipas Luan Ramës përfaqëson shtresën e majtë apo të varfër.

Prandaj nënvizojmë se nuk ka nevojë të zhytesh më larg për të parë se cilët deputetë apo politikanë i prek procesi i dekriminalizimit që është implementuar kohë më parë por që asgjë nuk ka nxjerrë në ditë. Nuk ka asnjë mëdyshje për të gjykuar se pse Ilir Meta është kundër reformës në drejtësi, kundër implementimit të ligjit të “Vettingut” apo dhe kundër Ramës dhe ndërkombëtarëve. Po të bësh inventarin e vetëm një vile që ka në Lalz, e tejkalon pagën e tij dhe bashkëshortes për vite e vite me radhë. Pa hyrë më tej tek pallati pesëkatësh në Tiranë-Bllok, pallati marramendës në Tiranë-Kodra e Diellit, resortet turistike në Shqipëri dhe jashtë vendit, kompanive fason, inerteve, mermerit, kromit apo dhe të ndërtimit në Shqipëri dhe shumë vende të botës, por dhe llogarive rrjedhëse në Maltë, Qipro, Angli dhe zonat offshore.