SHPËRNDAJE

Paulinho ka arritur në Barcelonë para testeve mjekësore që do t’i kryejë gjatë ditës së sotme.

Barcelona ka bërë të ditur se mesfushori brazilian, Paulinho, tashmë ka ateruar në Spanjë. Lojtari do t’i kryejë gjatë ditës së sotme testet mjekësore, para se të prezantohet te katalunasit.

Pas Paulinhos, në “Camp Nou” gjatë javës mund të arrijnë edhe Dembele e Coutinho, transferimi i tyre tashmë është punë e kryer.