|
Evropianėt me mbushės universal tė celularėve
Duke se sė shpejti mbushėsit e ndryshėm tė pajisjeve mobile, do tė
jenė pjesė e sė kaluarės, sepse prodhuesit kryesor kanė arritur njė
marrėveshje pėr tė paraqitur njė mbushės universal, brenda njė
periudhe kohore prej gjashtė muajsh.
Dihet se aktualisht shumė celularė mbėshteten nė mbushės tė ndryshėm,
duke shkaktuar male me mbeturina elektronike.

Liderėt industrialė,
pėrfshirė Apple, Motorola, Nokia, Samsung dhe Sony Ericsson, kanė
bėrė njė marrėveshje me Bashkimin Evropian pėr ta paraqitur
mbushėsin universal, me 1 janar 2010, duke ofruar njė zgjidhje pėr
njė nga bezdisjet kryesore tė jetės moderne.
Me rritjen masive tė numrit tė celularėve gjatė kėtyre viteve tė
fundit, ėshtė rritur gjithashtu edhe numri i mbushėsve, gjė qė ka si
rezolutat prodhimin e mijėra mbeturinave teknologjik, duke qenė se
pėrdoruesit ndryshojnė apo pėrmirėsojnė pranuesit e telefonit.
Tani industria e pajisjeve mobile ka rėnė dakord tė standardizojė
mbushėsit e saj, duke i bėrė tė gjithė telefonat tė pajtueshėm me
njė port mikro-USB , qė veēse ėshtė standard pėr telefonat si
BlackBerry apo Motorola.
Sipas Universitetit tė Kuinslendit Jugor, vitin e kaluar janė shitur
mbi 1.2 miliardė celularė nė mbarė botėn, tė dhėna tė raportuara nga
grupi i industrisė GSMA (Groupe Speciale Mobile Association), ndėrsa
nė anėn tjetėr janė prodhuar mbi 82,000 tonė mbushės.
Me shqetėsimin pėr nivelin e mbeturinave tė shkaktuara nga mbushėsit
me defekt apo tė dalė mode, ligjvėnėsit evropianė kanė konsideruar
detyrimin e prodhuesve tė pėrshtatin teknologjinė universale.
Jam shumė i kėnaqur qė industria ka gjetur njė marrėveshje, e cila
do ta bėjė jetėn shumė mė tė lehtė pėr konsumatorin, deklaroi
Gunter Verheugen, zėvendės-president i krahut ekzekutiv tė
Komisionit Evropian.
Kjo gjithashtu do tė thotė konsiderueshėm mė pak mbeturina
elektronike, sepse njerėzve nuk do tu duhet mė tė hedhin mbushėsit
kur blejnė telefona tė rinj.
Me kėtė marrėveshje tė gjerė nė Evropė, pjesa e mbetur e botės nuk
duket se do tė ngelet pas.
GSMA, e cila pėrfaqėson 750 operatorėt e telefonisė mobile tė botės,
tashmė ka premtuar se afati i fundit pėr tė paraqitur njė mbushės
universal ėshtė janari i vitit 2012.
(PCWA)
|
|