Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Apple fiton 420 dollarė nė secilin iPhone tė shitur


Pėrcjellėsi i industrisė iSuppli ka bėrė tė ditur se iPhone i ri 3G S i kushton Apple vetėm 178.96 dollarė pėr tu kompletuar.

Modeli 16 GB iPhone 3GS i kushton kompanisė vetėm 3 % mė shumė sesa modeli i vitit tė kaluar, qė nė total del se fatura e prodhimit ėshtė e barabartė me 172.46 dollarė plus 6.50 dollarė kosto prodhimi.
Operatori amerikan i Apple, AT&T, e shet pajisjen 16 GB iPhone #GS me njė ēmim prej 199$, por pėrcjellėsit e industrisė rikujtojnė se AT&T dhe operatorėt tjerė thithin 600 dollarė pėr njė celularė tė shitur. Nė Britaninė e Madhe, operatori i zgjedhur nga Apple ai O2, iu shet nė duar njė model 16GB iPhone 3GS pėr njė ēmim marramendės prej 719.85 dollarė.

“Ēmimi aktual i celularit qė po paguhet nga ofruesit e shėrbimeve ėshtė shumė mė i lartė” tha Andrew Rassweiler nga iSuppli. “Kjo reflekton praktikat e zakonshme tė industrisė wireless, duke ulur kostot e frontit tė celularit dhe pastaj duke arritur rritje tė pėrfitimit pėrmes abonimeve.”

Vitin e kaluar, iSuppli llogariti se iPhone 3G do tė kushtonte vetėm 4 dollarė mė pak sesa celulari mė i ri nga Apple.

“Nga njė perspektivė komponentėsh dhe dizajnuese, ka njė ngjashmėri jashtėzakonisht tė madhe mes 3G dhe 3GS,” shtoi Rassweiler. “Duke pėrdorur materialet qė veēse janė shpėrndarė mjaft mirė nė treg, dhe duke marrė nė avantazh erozionet e ēmimeve tė komponentėve elektronike nė treg, Apple mund tė ofrojė njė produkt me performancė mė tė lartė me mė shumė memorie dhe veēori, pėr njė ēmim qė ėshtė shumė pak mė i shtrenjtė sesa i mėhershmi.”

iSuppli bėnė tė ditur se komponenta mė e shtrenjtė nė celularė ėshtė flash memoria Toshiba 16GB, qė kushton 24$. Pjesa mė e lirė ėshtė njė kodeks i zėrit nga Cirrus Logic, vetėm 1.15 dollarė.

Apple thekson se ka shitur mbi njė milion pajisje 3GS brenda tri ditėve tė lansimit, qė nė bazė tė llogaritjeve tė iSuppli, i bie se kjo kompani ka arritur njė profit prej 420 milion dollarė.

 

 

(PCWA)

 

 
   
 

© 1997-2009 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.