SHPËRNDAJE

Mos përfshira e shqiptarëve në strukturat komunale në Komunën e Medvegjës ka ngjallur reagime të shumta jo vetëm te popullata shqiptarë e kësaj Komune por edhe tek subjektet politike shqiptarë pjesmarrëse të zgjedhjeve lokale. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike, në reagimin e së cilës thuhet:

“Mospërfshirja e shqiptarëve në pushtetin lokal të Medvegjës është vazhdimësi e politikës diskrimuese të Beogradit, e filluar nga koha e Millosheviqit, e pasuar nga Koshtunica dhe të gjitha qeveritë tjera e deri te kjo e fundit e SNS-së.

Për të mos mjaftuar me pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve të komunës së Medvegjës, politika diskriminuese kësaj here ka vendosur që shqiptarët të mos kenë asnjë përfaqësues të vetin në pushtetin e sapo krijuar në Medvegjë, duke goditur rëndë edhe ata pak shqiptarë të cilët kanë mbetur në trojet e tyre.

Partia Demokratike e lexon këtë veprim si diskriminim në bazë nacionale dhe dëshirë të pushtetit lokal të Medvegjës që ta rrisë masën e dëshprimit tek shqiptarët deri te shpërngulja e plotë e qytetarëve shqiptarë nga Medvegja.

Fatkeqësisht, humbjes së shpresës për një jetë më të mirë të shqiptarëve të Medvegjës i kontribuan edhe ata shqiptarë që ishin pjesë e pushtetit lokal të Medvegjës që nga viti 2002, të cilët problemet e qytetarëve shqiptarë, e sidomos të pasivizimit të vendbanimeve të tyre i shpalosnin vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Kur në vitin 2015 shqiptarët dolën masovikisht për ta përkrahur PD-në për të ardhur në pushtet e për t’i përfaqësuar ata denjësisht, fatkqesisht ata që sot derdhin lot krokodili (PVD) pranuan të jenë marionetë e pushetit vetëm për t’i ruajtur priviligjet personale, por duke mos përfaqësuar vullnetin e shumicës shqiptare.

Partia Demokratike duke parë gjendjen e rënduar politike në Medvegjë ka thirrur që atëherë për unitet të faktorit politik, por nuk ka pranuar që atij uniteti t’i prijnë njerëz që kanë kontribuar për përkeqësimin e gjendjes së shqiptarëve, e aq më tepër kur kërkohej që të rreshtoheshin prapa njerëzve që kishin probleme me ligjin e prapa njerëzve të kërkuar nga Interpoli” thuhet në reagimin e PD-së./presheva.com/