SHPËRNDAJE

Partia Demokratike falemnderon çdo simpatizues, aktivist dhe përkrahës të saj që me nënshkrimet e tyre mbështetën listën “Partia Demokratike – Dr Nagip Arifi” dhe bartësin e listës Sali Salihi, njëherit edhe kandidat për kryetar të KNSH-së të vlefshme për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptar të parapara të mbahen më 04 Nëntor 2018.

Fakti që në këtë proces u grumbulluan më shumë nënshkrime se sa që ishin të nevojshme, na jep forcë dhe motiv shtesë që PD të punojë edhe më shumë dhe të dalë fitimtare edhe në këto zgjedhje.