SHPËRNDAJE

Lajmërohen qytetarët shqiptarë të komunës së Medvegjës se më, 4 nëntor mbahen zgjedhjet për këshill nacional shqiptar.

Në vitin 2011 u mbajtë regjistrimi i popullatës në Republikën e Serbisë, të cilin qytetarët shqiptarë të komunave Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë e bojkotuan. Që nga ai regjistrim pushteti Serb manipulon me numër prej afër 6 mijë shqiptarëve në këto tri komuna. Sipas ligjit serb numri i anëtarëve për Këshill Nacional caktohet në bazë të numrit të regjistruar në regjistrimin e fundit të popullatës. Ai minoritet, i cili bazuar në rezultatet e regjistrimit ka më pak se 10000 qytetarë, ka të drejtë të ketë 15 anëtarë, mbi 50 mijë(ne i kemi 70 mijë) 29 anëtarë për Këshill. Në regjistrin e votuesve për Këshill Nacional janë të regjistruar 34160 qytetarë shqiptarë. Le të dalim në zgjedhje për Këshill Nacional shqiptar në numër sa më të madh, për t’i treguar pushtetit serb se në këto tri komuna ka shumë më shumë qytetarë shqiptarë sesa që i tregojnë ata. Rikujtojmë edhe njëherë se regjistri i votuesve për Këshill Nacional është i posaçëm dhe dallon nga ai për zgjedhje të përgjithshme, për këtë arsye duhet të shkoni personalisht në komunë dhe të regjistroheni në regjistrin e posaçëm. Regjistrimin dhe verifikimin mund ta bëni edhe përmes internetit si vijon: VERIFIKIMI PËRMES INTERNETIT 1. Hapeni faqen Google 2. Shënoni „Provera upisa u Poseban birački spisak“ 3. Hapeni të tretën „Provera upisa u Poseban birački spisak“ 4. Shënoni numrin personal ЈМБГ REGJISTRIMI PËRMES INTERNETIT 1. Hapeni faqen Google 2. Shënoni „Poseban birački spisak nacionalne manjine“ 3. Hapeni të parën „Poseban birački spisak nacionalne manjine“ 4.

Shënoni numrin personal ЈМБG.

Ju lutem, shpërndajeni lajmërimin pasi ta keni lexuar.

Zyra për informim e Partisë Demokratike me seli në Bujanoc, dega në Medvegjë.