SHPËRNDAJE
Albania’s main opposition Democratic Party leader and mayor of Tirana Lulzim Basha delivers a speech during a peaceful rally in Tirana on Saturday, Nov. 22, 2014. Tens of thousands of Albanians protested against the government's economic policies, claiming they are leading to rising taxes and energy prices and high unemployment. (AP Photo/Hektor Pustina)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me të ngarkuarën me punë të SHBA-vë, por edhe me përfaqësuesin e BE në Tiranë.

Pas takimit zoti Basha nuk ka pranuar të tregojë bisedën e zhvilluar me diplomatët e lartë, por ka sulmuar Top Channel.

“Aleanca e qytetarëve shqiptarë, është në këmbë, shumë prej tyre kanë dalë publikisht, ndonëse shumica prej mediave që ju përfaqësoni këtu, jashtë vullnetit tuaj, i çensuron, merrini, shikojini, çfarë shkruajnë qytetarë, çfarë shkruajnë profesorë, artistë, intelektualë, nqs ju lënë pronarët që marrin shukat e parave që u vidhen shqiptarëve, se deri tani nuk ju kanë lënë.

Asnjë nga televizionet nuk e pasqyron psh Lëvizjen #edhe unë. Dy veglat qorre të propagandës së Edi Ramës, TV Klan dhe Top Channel, nuk e pasqyrojnë.

Top Channel ka rënë brenda fare, se ka nja tre ditë që nuk jep asnjë aktivitet të opozitës, duke vërtetuar që s’është gjë tjetër përveçse një vegël qorre e paguar me paratë që u vidhen shqiptarëve.

Klani është treguar pak më i zgjuar se na ka pasyqyruar. Por rrugë e mbarë i qoftë. Perfekt për ne. Vetëm sa ka provuar se në çfarë bataku ka rënë media shqiptare.

Jemi të vendosur ta çlirojmë këtë media, sikurse asgjë tjetër edhe në respekt të profesionalizmit dhe punës vetëmohuese të gazetarëve që janë përreth dhe operatorëve që kam përballë”, tha Basha.