SHPËRNDAJE

Gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike vizitoi Malësinë e Bujanocit, ku së pari u pritën nga të gjithë banorët e fshatit Bilinicë. Në një ambient të ngrohtë, banorët e Bilinicës premtuan që 4 Nëntor 2018 do të rrethojnë numrin 2, pasi që PD gjithmonë ishte pranë tyre.

Tubimi qendror me banorët e Malësisë vazhdoi në Restaurant Oxygen, ku para masës fjalën e mori Ramadan Selmani, njëherit kandidat për KNSH nga fshati Breznicë. Z. Selmani kërkoi votën nga malësorët, pasi që sipas tij e vetmja PD-ja është angazhuar për të punuar në këtë vend.

Gjatë fjalimit të tij, kandidati për kryetar të KNSH-së z. Sali Salihi mes tjerash tha se nxënësve të cilat nuk mund të ndjekin mësimet përshkak të mungesës së transportit, do t’ju sigurohet transporti falas.

Kurse, kryetari i PD-së z. Nagip Arifi duke elaboruar për rolin dhe rëndësinë e KNSH-së premtoi se gjendja në fushat ku kompetente është KNSH do të përmirësohet dukshëm, pasi PD-ja ka guxim dhe dije.