SHPËRNDAJE

Në Bujanoc është mbajtur konferenca e jashtëzakonshme e Partisë Demokratike (PD) me kryetar Nagip Arifi, ku është njoftuar se Këshilltarët e PD-së kanë lëshuar punimet e seancës së tretë të Kuvendit Komunal Bujanoc për shkak mospajtueshmërisë rreth propozim-vendimit mbi llogarinë përfundimtare të vitit 2017.

Kryetari i PD-së Arifi ka spiktatur se arsyjet e lëshimit të seancës së tretë të Kuvendit Komunal të Bujanocit ishin:

– mosdorëzimi i raportit të revizorit në kohën e duhur.

– keqmanexhimi dhe keqpordorimi i buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2017.

Sipas kryetarit të PD-së Nagip Arifi, pushteti aktual i PVD-së në kryje me Shaip Kamberin në vitin 2017 ka harxhuar rreth 21`700 Euro për derivate të automjeteve zyrtarë të Komunës ku janë kaluar gjithësejt 218`781 km apo rreth 16`000 litra derivate djegse (naftë).

Arifi ka krahasuar harxhimet me vitin 2015, ku ka theksuar se pushteti aktual ka kaluar rreth 232 km më shumë në ditë, që konkludohet se në vitin e kaluar pushteti i Komunës së Bujanocit ka kaluar rreth 858 km në ditë. Kjo shënon një rritje në krahasim me me vitin 2015 prej 59`031km. Këto udhëtime kryetari Arifi i ka cilësuar si të panevojshme apo “për të pame dhe fatume”./presheva.com/