SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka vazhduar me aktivitetet e saja elektorale në fshatin Raincë.

Koordinatori i degës së PD-së në Preshevë, njëherit kandidat për këshilltar në KNSH Limon Shaqiri kërkoi besimin për PD-në nga Rainca, meqë me ardhjen e Partisë Demokratike në qeverisje të KNSH-së gjendja në arsim, informim, kulturë e përdorim të gjuhës shqipe do të përmirësohet dukshëm.

Sali Salihi kandidat për kryetar të KNSH-së pasi elaboroi programin zgjedhor, kërkoi votën qytetarëve shqiptarë të fshatit Raincë dhe më gjërë, pasi që duke rrethuar numrin 2 para se të fitojë PD-ja do të fitojnë shqiptarët.

Nagip Arifi kryetar i PD-së kërkoi që të votohet Partia Demokratike më 4 Nëntor 2018, ku mes tjerash tha që ne atë që e premtojmë edhe e realizojmë./presheva.com/