SHPËRNDAJE

Para shumë simpatizantëve, Partia Demokratike mbajti tubim zgjedhor në fshatin Samolicë. Në një atmosferë të ngrohtë para qytetarëve të fshatit Samolicë u paraqit kandidati për KNSH nga Samolica z. Shemsedin Jahiu, i cili falmenderoi të pranishmit për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin PD-së dhe kërkoi që kështu të organizuar të dalin masovikisht për ta votuar Partinë Demokratike me numër 2.

Në anën tjetër, Sali Salihi kandidat për kryetar të KNSH-së pasi shtjelloi programin e PD-së për këto zgjedhje, tha se Samolica me këtë numër kaq të madh të përkahësve vetëm se e kanë vulosur fitoren e PD-së më 4 Nëntor 2018.

Nagip Arifi kryetar i PD-së falemnderoi nikoqirët për mikpritjen dhe apeloi që më 4 Nëntor të votojnë Partinë Demokratike pasi që në këtë listë gjenden Shemsedin Jahiu nga Samolica.

Kjo është një privilegj për Samolicën që në numrin rendor 2 të jetë një kandidat nga ky vendbanim./presheva.com/