SHPËRNDAJE

Të nderuar e të respektuar mësues e mësuese! Në këtë ditë të veçantë, ju urojmë JU, kudo që jetoni e punoni, Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj!

Në këtë ditë ne ju nderojmë, për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, po jepni e do të jepni, për mësimin dhe edukimin e fëmijëve. Mësimet e mësuesve janë udhërrëfyes për rrugën e fëmijëve tanë, për të ardhmen dhe për jetën e tyre.Kjo është ditë e shenjtë për të falenderuar mësuesit, për të gjithë të mirat dhe vështirësitë që i kalojnë për të ushtruar detyrën më fisnike.

GËZUAR FESTËN TUAJ, 7 MARSIN, duke ju uruar shëndet e jetë të gjatë. Brezat që vijnë do t’i ruajnë me nostalgji mësimet e këshillat që i jepni nxënësve./presheva.com/

Nagip Arifi, kryetar i Partisë Demokratike