SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e mbajtur më, 23 maj 2017, Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, në bazë të diskutimeve rreth seancës së Kuvendit Komunal e konvokuar për datë 24.05.2017, lëshon këtë:

NJ O F T I M

Partia Demokratike Shqiptare seancën e IV (katërt) të Kuvendit të komunës së Preshevës e konvokuar për datë 24.05.2017, ku si pika të veçanta të rendit të ditës në mënyrë jashtëligjshme janë propozuar shkarkimet e anëtarëve të këshillave në disa shkolla fillore dhe shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë , e konsideron se është vazhdë dhe tendencë e degradimit edhe të institucioneve shkollore në komunën e Preshevës.

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e mbajtur me datë 18.05.2017 ka shfuqizuar masën e moratoriumit në pjesmarrjen e seancave të Kuvendit Komunal të komunës së Preshevës, prandaj me pjesëmarrjen e vet në seancën e nesërme dhe atyre të radhës të Kuvendit Komunal, do të reagoj fuqishëm në parandalimin e ndërhyrjes flagrante në shkollat shqipe të komunës së Preshevës si dhe në parandalimin e degradimit të mëtutjeshëm të të gjitha institucioneve të pushtetit lokal nga kjo shumicë e Kuvendit Komunal.

Në Preshevë, më 23 maj 2017

Shërbimi për informacion dhe komunikim me publikun i Partisë Demokratike Shqiptare

Dah