SHPËRNDAJE

Këshilltarët e PDSH-së lëshuan sot seancën e kuvendit në Preshevë duke mos dashur të aprovojnë me shumicë votash Planin Hapësinorë për kompaninë WesLime. Lidhur me këtë pikë pak ditë më parë PDSH ka trumbetuar me akuza drejt pushtetit lokal se pozita po e pengon një gjë të tillë ndërsa sot dalin qëndrime kontraverze nga vetë këshilltarët opozitarë që nuk shprehën gadishmëri për ta mbështetur këtë pikë të rendit të ditës. Seanca e kuvendit në Preshevë ka ndërprerë punimet sonte në ora 21.00 me konstatimin e drejtuesit të kuvendit, Sami Salihu i cili ka vërtetuar se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për mbarvajtje të mëtutjeshme të punimeve pasi shumica e këshilltarëve kishin obligime për tubimet parazgjedhore që po zhvillohen në komunën e Preshevës./presheva.com/