SHPËRNDAJE

Mbrëmë, Partia Demokratike Shqiptare tubimin parazgjedhor me anëtar, aktivistë dhe simpatizantë e mbajti në fshatin Zhunicë, në prezencë të një numri të madh të anëtarësisë. Fjalën fillestare në këtë tubim e pati kryetarja e Forumit të Gruas zonja Albiona Ibrahimi-Rexhepi, e cila theskoi se me këtë mobilizim, Partia Demokratike Shqiptare po dëshmohet se është subjekti më i dashur dhe më i madh politik në Komunën e Preshevës. Zonja Ibrahimi, i ftoi të gjithë të pranishmit se është e domosdoshme që në këtë kohë mbështetja për Partinë Demokratike Shqiptare të jetë edhe më e madhe në saje të angazhimeve që kemi për Bashkimin e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës. Në këtë tubim me fjalë rasti u paraqit edhe kryetari aktual i Këshillit Kombëtar Shqiptar z. Shukri Ymeri i cili paraqiti në pika të shkurtra angazhimin dhe përpjekjet që ka bërë Partia Demokratike Shqiptare gjatë mandatit të saj përmes këtij institucioni lidhur me kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në sferat të cilat i mbulon ky Këshill. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar i bëri thirrje që të gjithëve që të mbështesin Partinë Demokratike Shqiptare në mënyrë që të kemi konsistencë të qëndrimeve dhe kërkesave për tekstet shkollore, për kulturën, informimin dhe mos lejimin e ndryshimit të simbolit kombëtar Shqiptar. Fjalim rasti në këtë Tubim pati edhe kryetari i nëndegës së PDSH-së nga f. Bukuroc, i cili poashtu ftoi të gjithë qytetarët që datë 04 nëntor të dalin masovikisht dhe të rrethojnë nr.5 Partinë Demokratike Shqiptare. Gjatë këtij tubimi kandidati për Kuvendin e Këshillit Kombëtar z. Mehmet Hyda i cili vie nga vendbanimi Zhunicë, kërkoi nga të gjithë të pranishmit mbështetje të fuqishme për Partinë Demokratike Shqiptare, ngase kauzën e qëndresës dhe rezistencës nuk do ta ndalim, deri në Bashkimin e Luginës së Preshevës me Republikën ne Kosovës edhe përmes institucionit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Për të shpalosur programin parazgjedhor me fjalim u drejtua bartësi i listës së Partisë Demokratike Shqiptare z. Enver Mehmeti i cili theksoi : Këto venbanime gjithmonë i kanë ditur rëndësinë arsimit shqip, me insistimin e tyre që të kenë shkollat fillore në gjuhën shqipe,janë angazhuar dhe kanë qenë bashkë me proceset e rëndësishme të rrugëtimit të Luginës. Këto venbanime me punën e tyre kanë bërë që të kenë shumë puntorë e me këtë është ndalur sado pak migrimi i popullsisë shqiptare , e cila është një pikë e rëndësishme e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ruajtja e popullsisë shqiptare në këto troje.. Në këtë rast nuk mund ta anashkalojmë Zhunicën, që e rriti dhe mbështeti një njeri shumë të përgatitur si intelektual dhe si udhëheqës i aftë e i cili e dëshmoi me punën e Tij si kryetar i komunës së Preshevës. Puna e tij vlerësohet lehtë, sepse është e dukshme kudo rrethë nesh, para kësaj kohe prej balte skemi mundur me kalu.Por edhe një lider të Kosovës Lindore që me punë të palodhur po i kontribuon vendit për përfaqësim dinjitoz, që na bën të ndihemi krenar kudo që jemi. Edhe sonte jemi mbledhur këtu, që në mënyrë të organizuar, institucionale të qytetëruar me anë të votës së lirë, ta mbrojmë identitetin tonë kombëtar që po na rrezikohet në vazhdimësi , këtë e bëjmë duke votuar për Këshillin Kombëtar Shqiptar,për gjuhën tonë shqipe ,për kulturën tonë kombëtare,për informimin shqip,për simbolet tona. Cështja e Luginës së Preshevës është në moment historik,ku përherë të parë aq hapur flitet për Bashkim me Republikën e Kosovës, por kjo cështje nuk ecën vet ,nuk guxojmë të ndalemi, po përmes Partisë Demokratike Shqiptare në Këshillin Kombëtar Shqiptar duke i ndihmuar cështjes Kombëtare deri në finalizim. Nuk guxojmë të lejojmë, që institucioni më i lartë përfaqësues i Shqiptarëve të mbetet në duar të njerëzve që janë në Koalicion me partinë e SNS-it. Nëse këtë e lejojmë, do të mbajmë përgjegjësi para gjeneratave që vijnë por edhe para kësaj toke të shenjtë që e kemi. Andaj Ju ftoj që me 4 nëntor të votoni numrin 5 për Partinë Demokratike Shqiptare,PËR BASHKIM,ta ruajm identitetin tonë, ta ruajm shqipen tonë. Vota juaj vendosë. Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa, para të pranishmëve theksoi se gjatë qeverisjes së PDSH-së me institucionin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, nuk u lejua që të bastardohen tekstet shqipe për nxënësit shqiptar, në të cilat do të mësohej se të parët tanë janë sllavët, poashtu nuk u lejua dhe as që do të lejohet ndryshimi i Flamurit Kombëtar, Flamuri me të cilin luftoi Skëndërbeu, Ismail Qemajli, Adem Jashari, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe flamuri që identifikohen shqiptarët kudo që janë. Kryetari i PDSH-së poashtu theksoi se Lugina e Preshevës ndodhet para një rasti historik, pra të jetësohet jo vetëm vullneti i shprehur në Referendum, por edhe ëndërrat e brezave të tërë para nesh të cilët e kanë ëndërruar këtë Bashkim me Republikën e Kosovës. Duke i rikujtuar të gjithë të pranishmëve në këtë tubim se Partia Demokratike Shqiptare, këtyre zgjedhjeve po i nënshtrohet me qëllimin e vetëm, që edhe përmes këtij institucioni të përçojmë zërin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e ky është zëri i Bashkimit më Republikën e Kosovës, prandaj datë 04 nëntor të gjithë në mënyrë masovike duhet mbështetur Partinë Demokratike Shqiptare./presheva.com/