SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e sotme datë 11 tetor 2020 të Këshillit Qendror të PDSH-së në propozim të kryesisë së partisë miratohet Vendimi për organizimin e Kuvendit të Shtatë Zgjedhor të PDSH-së. Prej sot PDSH ndodhet në proces zgjedhor në të gjitha nivelet.

“Me këtë rast uroj gjith anëtarsinë e PDSH-së për zgjedhje fer e demokratike ashtu si i takon Partisë Demokratike Shqiptare. Në afat prej tre muaj duhet të përmbyllet i gjith procesi zgjedhor në të gjitha nivelet. Risi në këtë kuvend zgjedhorë është ndryshimi i statutit të partisë që fuqizon femrën Shqiptare Demokratike. Në kryesinë e radhës, pesë femra do të jenë të zgjedhura nga shumë më tepër kandidate që do të propozohen nga nëndegët e partisë. Rroftë Partia Demokratike Shqiptare, Rroftë Populli Shqiptar.” ka shkruar kryetari i PDSH, Ragmi Mustafa.